Transmetuar më 06-02-2018, 13:17

Sipas punës që bëjmë, ndonjëherë pavarësisht nga mosha, dhembja e kyçeve shqetëson shumë nga ne. Pak janë ata që nuk e kanë provuar këtë lloj dhembjeje.

Kurkumini ose i njohur ndryshe si shafrani i indisë është një zgjidhje për problemet e kyçeve, që vjen që nga lashtësia. Kurkumin quhet pigmenti antioksidant që i jep erëzës ngjyrën e verdhë në portokalli.

Para së gjithash, kurkumini është provuar që është përbërësi më i fuqishëm për të kundërshtuar shkakun kryesor të dhembjes së kyçeve: inflamacionin. Ndryshe nga qetësuesit e përkohshëm, që merren në farmaci, pa recetë, për dhembjen e kyçeve, kurkumini mposht dhembjen dhe inflamacionin pa efekte anësore dhe pasoja të mëvonshme.

Studimet kanë treguar që kurkumini e luan rolin e tij antiinflamator duke çaktivizuar kimikatin më të fuqishëm inflamator të organizmit, Nf-kappa beta, bashkë me enzimat specifike që janë implikuar në inflamacion.

Në studimet e fundit të pacientëve me dhembje kyçesh, ata që kishin shtuar kurkumin në trajtimin ditor, raportuan ulje të dhembjes dhe rritje të lëvizjes, ndërsa grupi që nuk kishte marrë kurkumin, nuk pati përmirësim të dukshëm. Një tjetër studim gjeti gjithashtu që kurkumin bllokon rrugët e inflamacionit, duke parandaluar vërshimin e një proteine që nxit fryrjen dhe dhembjen e kyçeve.

Çfarë është kjo erëz?

Kurkuma është një bimë që i përket familjes së xhenxhërfilit dhe rritet në Azinë Jugore. Kurkuma apo shafrani i Indisë ka mbi 2500 vjet që përdoret në Indi, ku përdoret si ilaç, për gatim, po ashtu edhe për ngjyrosje. Ndër vite medicinale të kësaj erëze përmenden veçoritë inflamatore, pasi studimet e fundit kanë treguar se kurkuma trajton probleme të ndryshme me shëndetin, madje vret edhe qelizat kancerogjene e deri tek parandalimi i sëmundjes së Alzheimer-it.

Përfitimet e mrekullueshme në shëndet  të kurkuminit: lufton dhembjen dhe inflamacionin, përforcon detoksifikimin dhe shëndetin e mëlçisë, përforcon fleksibilitetin e kyçeve, mbështet funksionimin e mirë të sistemit imunitar, përmirëson sistemin e tretjes. /b.l/noa.al/