Transmetuar më 05-02-2018, 18:51
Publicitet

Pak ditë më parë ajo kaloi një situatë të vështirë shëndetësore, por për fat të mirë gjithçka kaloi më së miri dhe Tinka Kurti u ringjit në skenë.

Por një tragjedi e madhe ia ka pikëlluar zemrën aktores së madhe, e cila ka humbur djalin e saj të vetëm, Zef Kurti.

Lajmin e ka bërë publik shkrimtarja Flutura Açka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shpreh dhembje për këtë humbje tragjike.

“Tinkën, ç'e paska gjetë!

Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. "Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë," thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin... si nëna për djalin.

Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!”, shkruan Açka në Facebook. /k.k/noa.al/

Loading...