Transmetuar më 05-02-2018, 16:11

Variçet mund të krijohen pavarësisht moshës apo stilit të jetës. Përveçse janë të pakëndshme, ato mund të shkaktojnë dhimbje dhe siklet për të gjithë ata që vuajnë prej tyre. Por ka disa kura natyrale që i qetëson dhimbjet dhe zbeh dukjen e tyre.

Trajtimi me domate jeshile

Shumica e njerëzve janë familjarizuar me vetitë që ka domatja për lëkurën, por jo të gjithë e dinë që domatja është shumë e mirë për kurimin e venave varikoze apo variçeve, siç e përdorimin në gjuhën popullore.

Domatja jeshile është një ilaç i thjeshtë në shtëpi që mund të përdoret për të luftuar variçet. Fillimisht, merr një domate jeshile dhe laje mirë. Pastaj prite në feta të rrumbullakëta. Vendosi fetat e domates së gjelbër mbi venat varikoze, duke mbuluar kapilarët. Nëse e ndien të nevojshme, lidhe këmbën me një fashë të pastër. 

Mbaje domaten në këto vende, derisa të kesh një ndjesi sikur po të shpojnë gjilpëra në lëkurë. Nëse nuk mundesh ta përballosh këtë ndjesi për një kohë të gjatë, atëherë hiqe menjëherë domaten në momentin që ndjen djegie. Laji venat me ujë të ftohtë. Nëse i gjithë ky test shkon mirë, rezultati do të jetë shumë shpejt i dukshëm. Ky lloj trajtimi duhet të përsëritet pesë herë në ditë, mundësisht rresht njëra pas tjetrës.

Trajtimi me uthull molle

Uthulla e mollës është një tonik i fuqishëm që përdoret në mënyra të pafundme. Përmban enzima të shëndetshme dhe është një antibakterial i fuqishëm. Një copë pambuku me uthull aplikoje direkt në zonën e variçeve përpara se të flesh dhe mbaje përgjatë gjithë natës.

Por për të qetësuar variçet, mund të shtosh edhe disa lugë me uthull në shampon e trupit. Mos harro që për këtë të konsultohesh edhe me mjekun./b.l/noa.al/