Transmetuar më 05-02-2018, 12:20

Marrja e shumë acidi folik gjatë shtatzënisë ka të ngjarë të rrisë gjasat e lindjes së të porsalindurit autik, kjo është ajo që kanë zbuluar studieuesit në Johns Hopkins Bloomberg School of Health.

Gjithmonë ka shumë alarm dhe keqinformim kur është fjala për shtatzëninë dhe rregullat e ngrënies për të zvogëluar rrezikun që foshnja të mos zhvillohet siç duhet.

Siç është normale, një grua shtatzënë duhet t’i sigurojë fëmijës së saj në bark çdo nevojë për rritjen e duhur dhe kështu ajo mbështetet në këshilla të ndryshme mjekësore. Ndër më të njohurat është ajo që ka të bëjë me marrjen e acidit folik.

Acidi folik, i njohur gjithashtu si vitamina B9- rekomandohet që gratë që janë në pritjen e ëmbël të kufizojnë rreziqet e keqformimeve, pasi besohet se një mangësi mund të çojë në një ngadalësim të zhvillimit embrional dhe neurologjik. Ajo gjithashtu lidhet me marrjen e vitaminës B12, e cila gjithashtu konsiderohet themelore për formimin e fëmijës.

Sipas studiuesve, megjithatë, bollëku i këtyre vitaminave është po aq i rrezikshëm sa mungesa. Studimi i tyre, i kryer në 1,391 nënat, tregoi një lidhje proporcionale midis një mbidoze të acidit folik dhe rritjes së rrezikut të zhvillimit të autizmit, i cili mund të arrijë në 17.6 herë në rastin e niveleve tepër të larta të acidit folik.

Çrregullimet e spektrit të autizmit çojnë të porsalindurin në problemet shoqërore dhe komunikative, si dhe sjelljet e pandreqshme dhe të pazakonta.

Megjithëse është e qartë se abuzimi i acidit folik dhe B12 është i rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve, mbetet fakti që gratë këshillohen të plotësojnë dietën e tyre me këto substanca. Por si mund të sigurohet që një grua shtatzënë të marrë dozën e duhur? Sipas studiuesve do të ishte e këshillueshme që të kryhen teste periodike të gjakut./b.l/noa.al/