Transmetuar më 04-02-2018, 12:51

Seanca e sotme në Gjykatën e Elbasanit ku pritet të caktohet masa e sigurisë, ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika si dhe ish-zyrtarit të Partisë Demokratike, Andi Toma, është shoqëruar me debate, çka ka sjellë edhe tërheqjen e gjyqtares nga çështja.

Avokati mbrojtës i Tomës, Neshat Fana kërkoi që gjyqtarja Ildushe Maliqi të tërhiqej.

Gjyqtarja do të zëvendësohet nga një gjyqtar tjetër, po gjatë ditës së sotme.

Sakaq krahas familjarëve të të pandehurve, seanca është ndjekur nga afër edhe nga  ish-ministri i Transporteve i LSI, Edmond Haxhinasto.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve Dashamir Xhika nga viti 2013 deri në shtator 2017, i dalë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, është arrestuar gjatë së enjtes.

Në pranga ka rënë edhe ish-drejtori i Përgjithshëm të Rrugëve në periudhën 2008-2013, kohë kur qeveriste Partia Demokratike, Andi Toma.

Dy ish-drejtorët janë arrestuar pas hetimit të prokurorisë së Elbasanit, lidhur me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, në muajin dhjetor.

Ministri kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.

Ata akuzohen për shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë- Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. /a.y/noa.al

U arrestua për abuzim me fondet, në banesën e Dashamir Xhikës gjenden 80 dosje tenderash

Pas arrestimit të Xhikës, pranga dhe për ish-drejtorin e PD dhe zyrtarë të tjerë