Transmetuar më 03-02-2018, 21:29
Publicitet

Studies të Institutit Teknologjik në Massachusetts (MIT) po eksperimentojnë një tatuazh të gjallë, i cili është në gjendje që të paralajmërojë atë që e mban, se si është niveli i ndotjes apo temperaturës.

Kjo realizohet pasi tatuazhi është i stampuar në 3D dhe përbëhet nga baktere të modifikuara të zhytura në një solucion hidroxheli.

Testi është kryer me sukses në një fletë elastomeri, duke krijuar një tatuazh në formë peme, ku secila prej degëve ndryshon ngjyrën në bazë të mjedisit.

Sipas një prej bashkëstudiuesve, Hyunwoo Yuk, ky tatuazh pritet të shërbejë për përdorim mjekësor, përshembull për të kontrolluar temperaturën e trupit të njeriut, apo gjendjen e shëndetit./a.k/noa.al/