Transmetuar më 03-02-2018, 20:41

Një incident ka ndodhur në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Ndërsa ishte duke u zhvilluar shfaqja, aktori i njohur Alfred Trebicka, në para-premierën për të ftuar e gazetarë, është lënduar.

Teksa dritat u ulën, Alfred Trebicka goditi ballin në murin skenik, çka zbehu disi suksesin e kësaj mbrëmjeje emocionuese.

Aktori Trebicka është mirë me shëndet e ndonëse i gjakosur nga ky incident, doli përpara publikut dhe mori duartrokitjet e rastit, thotë gazetari Olti Curri në një publik në Fb.

“Medea” erdhi nga dita e djeshme në këtë teatër si premierë me regji të Dimitris Mylonas.

Kjo vepër sjell në skenë Luiza Xhvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti dhe aktorë të tjerë. /noa.al/

Image may contain: one or more people, people dancing, people standing, wedding and nightImage may contain: 5 people, people standingImage may contain: one or more people, people dancing, people standing and weddingImage may contain: 1 person, dancing, standing and nightImage may contain: 6 people, people standingImage may contain: 3 people, people standingImage may contain: 4 people, people standing