Transmetuar më 02-02-2018, 23:04
Publicitet

Shkupi sot është goditur nga disa tërmete me fuqi të vogël të shkallës së Rihterit. Lëkundjet e fundit janë regjistruar para gjysmë ore, me fuqi prej 2,5 shkallë sipas Rihterit.

Sipas Qendrës Evropiane Sizmologjike, epiqendra ka qenë në Sopishtë afër Shkupit ndërkaq është ndjerë në thuajse gjithë kryeqytetin, shkruan Alsat.

Një tërmet është regjistruar edhe në orët e paraditës, më saktësisht në orës 8:30 në të njejtën epiqendër, me fuqi prej 2,6 ballësh sipas Rihterit.

Sipas Sizmologëve nuk ka hapësirë për panikë, meqë bëhet fjalë për dukuri të rëndomta në Shkup.