Transmetuar më 02-02-2018, 13:44

Presidenti i vendit Ilir Meta u ka dorëzuar flamurin kombëtar ekipit olimpik, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018.

Ai ka publikuar fotografi nga momenti i dorëzimit në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu kreu i shtetit uron që ta nderojnë sa më lartë flamurin kombëtar, në këtë aktivitet sportiv.

“Të dashur miq, kisha sot privilegjin t’i dorëzoja flamurin kombëtar, Ekipit Olimpik Shqiptar, që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike Dimërore 2018, në Korenë e Jugut.

Uroj që flamurin kuqezi, më të bukurin në botë, ta nderojnë sa më lart, në këtë aktivitet sportiv”, shkruan Meta në Facebook. /a.y/noa.al