Transmetuar më 01-02-2018, 10:56

Messi ka lënë të hapur mundësinë për tu bashkuar më ekipin e David Beckham në SHBA. 

Sulmuesi i Barcelonës është i interesuar për ta mbyllur karrierën e tij në ligën e futbollit amerikan.

Ish-mesfushori anglez njofoi se po tenton për të krijuar një ekip të ri në Miami në SHBA. 

Pas këtij njoftimi Messi ka telefonuar Beckham ku i thotë se “E pra, kush e di nëse brenda pak vitesh do të ketë një telefonatë”. 

Duke nënkuptuar se ylli i Barcelonës një ditë mund t’i bashkohet skuadrës së Beckham.

Për një transferim të tillë duhet të presim disa vite pasi Messi është në një kontratë me Barcelonën, por një kalim i tij në MLS të SHBA nuk duket një gjë e pamundur duke parë edhe marrdhëniet e mira midis dy futbollistëve.