Transmetuar më 01-02-2018, 10:43

Të gjithë jemi fiksuar pas rrjeteve sociale dhe ato çdo ditë e më shumë sjellin risi të ndryshme për të kënaqur përdoruesit e tyre. Aq shumë ndryshime kanë pësuar, saqë tashmë Instagram, Snapchat, Facebook etj, na duken njësoj.

Mirëpo aplikacioni shumë i pëlqyer nga përdoruesit, Snapchat ka bërë së fundmi një përditësim tjetër që të gjithë po prisnim. Dhe tani mund të “gënjejmë” pa merak.

Bëhet fjalë për atë kornizën që rrethonte foton kur e hidhnim në Snapchat, por që nuk ishte e çastit sepse e merrnim nga galeria. 

Por tani ajo kornizë nuk do të shfaqet më, sepse përditësimi i ri (update) na lejon të hedhim foto të disa ditëve apo muajve më parë, pa e kuptuar njeri se kur janë shkrepur!

Pak ditë më parë ky rrjet social i dha mundësinë përdoruesve që të ndanin Snapchat Stories me të gjithë, pavarësisht nëse ata kanë apo jo një llogari në këtë aplikacion.

Snap, krijoi një tipar të ri të dobishëm që ju lejon të krijoni një hyperlink për storyt tuaja dhe ti shpërndani ato në çdo media tjetër sociale.

Ky ndryshim i Snap ka ardhur si pasojë e konkurrencës midis Facebook dhe Instragram, për të qenë një hap para tyre.

Storyt që do shpërndahen nëpërmjet linkeve do kenë një jetëgjatësi më të madhe, konkretisht rreth 30 ditë e pas 30 ditëve postimi do fshihet automatikisht. /b.l/noa.al/