Transmetuar më 31-01-2018, 20:34

Nga Ylli Manjani

Thjesht për ta ditur…

Vendimi që Qeveria ka miratuar sot për ti paguar qeranë zonjës Arta Marku, është krejt i paligjshëm!

Sipas Kushtetutës, qeveria që të marrë një vendim duhet pa tjetër ta autorizojë ligji për këtë gjë.

Pra ligji duhet të përcaktojë të drejtën e qeverisë për ta marrë atë vendim pë atë çështje që rregullon ligji.

Referenca që vendimi i bën neneve 4 dhe 45 të ligjit për Menaxhimin e sistemit Buxhetor, autorizon Ministrin e Financave e jo Kryeministrin të propozojë vendime.

Në këtë vendim Ministri i Financave duket që është anashkaluar nga detyra e tij ligjore.

Nga ana tjeter çpunë ka qeveria të vendosë për fondet që i i janë caktuar në ligjin për Buxhetin, një institucioni të pavarur nga qeveria?!!

E thonë pastaj se nuk e ka kapur drejtësinë!!!

Ky vendim mund të kishte sens, sipas nenit 45 të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, vetëm nëse do ti jepte prokurorisë fonde shtesë nga fondi rezervë, por jo nga fondet që i janë caktuar prokurorisë.

Më në fund, mbi ç’ligj autorizohet qeveria të paguajë qeranë e shtëpisë së Prokurorit të Përgjithshëm?!

Tre rrjeshta vendim dhe i ka shkruar me arrogancë sikur është pronari i pareve të shtetit!

As ministrat e vet nuk i njeh…

Jo se mbeti te ky vendim për tu gjykuar ligjshmëria e këtij Kryeministri, por thjesht sa për ta ditur!

Le ta mbajmë shënim edhe këtë!