Transmetuar më 31-01-2018, 18:00
Publicitet

Sonte do të shijoni një pamje mjaft të rrallë qiellore, ndërsa tre fenomene hënore do të përputhen.

Hëna blu (një hënë e dytë e plotë në një muaj kalendarik), Super hëna (kur hëna është jashtëzakonisht e afërt me Tokën, duke e bërë atë më të madhe dhe më të ndritshme) dhe hëna e përgjakur (një moment gjatë një eklips kur hëna duket e kuqe) të gjithë përkojnë për herë të parë që nga viti 1866.

Pra, për herë të parë në 152 vjet, superhëna, hëna blu dhe klips i përgjithshëm hënor do të përkojnë në të njëjtën kohë dhe do të ndodhë në mbrëmjen e 31 janarit.

Është një ngjarje e rrallë që disa kanë filluar të thërrasin një "hënë e përgjakur blu".

Hëna do të duket më e madhe, më e ndritshme dhe do të japë një shkëlqim të kuqërremtë.

Ky fenomen mendohet se nuk do të ndodhë përsëri deri në vitin 2037. Urojmë vetëm që moti të na lejojë të shijojmë spektaklin hënor. /k.k/noa.al/

Loading...