Transmetuar më 31-01-2018, 11:35
Publicitet

Kapiteni i Inter Mauro Icardi mban pezull tifozët zikaltër. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale ai shkruan “ciao ciao, të mund të thuash lamtumirë do të thotë të rritesh”.

Një mesazh i tillë shton dyshimet se argjentinasi mund të largohet nga Inter i cili duket se nuk po gjen një rrugëzgjidhje, barazime e humbje.

Por është vetë klubi i cili përgënjështron lajmin e largimit, ndonëse zërat për një lamtumirë të 25 vjeçarit po shtohen dhe një nga klubet që e kërkon me ngulm është Reali Madrid.

Icardi është i ndalur aktualisht në kuotën e 99 golave, e arritja e objektivit nuk është një mision i pamundur. 

Megjithatë, dy ndeshjet e fundit pa shënuar i duken si një pafundësi sulmuesit argjentinas, që gjithsesi duket i gatshëm të rigjejë ritmin e tij klasik. Në fundjavë përballë Interit do të jetë Crotone, mike në “ferrin” e “Giuseppe Meazza”-s. /b.l/noa.al/