Transmetuar më 30-01-2018, 20:40

Klubi i Levantes në Spanjë, me shumë gjasë do të përgatisë një odertë për sulmuesin Armando Sadiku.

Nuk janë pak, por 1 milion euro që spanjollët mund të shpenzojnë për kartonin e sulmuesit shqiptar, i cili aktualisht luan për Legian, në Poloni.

Kjo do të ishte një lëvizje e bujshme për sulmuesin shqiptar, i cili nuk është se po gjen shumë hapësira tek polakët.

Ai ka luajtur për disa klube me emër në Europë, ku pjesën më të madhe është sprovuar në Zvicër.

Sadiku është i pari lojtar i kombëtares shqiptare që ka shënuar gol në një kampionat europian, në ndeshjen ndaj Rumanisë. /k.k/noa.al/