Transmetuar më 30-01-2018, 11:10
Publicitet

Mesa duket ylli i PSG-së, Neymar, është një ndër fansat më të zjarrtë të Cristiano Ronaldos. Braziliani e ka lavdëruar yllin e Ralit të Madridit.

Ai gjatë një interviste është shprehur me fjalë të mira për portugezin. “E respektoj shumë Cristianon për historinë që ka shkruar. 

Është shembull për të mirë e që unë e ndjekë. Është që 10 vite në majë të futbollit, si Messi. Ne të gjithë duam të bëhemi si ata”, u shpreh Neymar.

“Madridi nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, aty ka edhe shumë lojtarë tjerë të mëdhenj”, shtoi Neymar, kur u pyet për përballjen me Realin në Champions League.

Ndërkohë media të ndryshme raportojnë se Florentino Perez ka bërë gati shumën prej 300 milionë euro për të risjellë në Madrid brazilianin.

Megjithatë PSG duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë kollaj nga lojtari që bleu në verë për shumën e 220 milionë eurove.

Presidenti i PSG, Al-Khelaifi, ka arritur një pakt me sulmuesin e brazilian për ta lejuar që ai të rikthehet në Spanjë, por këtë herë tek rivalët e përjetshëm të Barcelonës, tek Real Madrid.

Kushti në “letër” është shumë i thjeshtë dhe vetëm 1: Do të mund të largohet vetëm nëse më parë PSG do të arrijë të ngjitet në krye të futbollit europian, duke fituar edhe trofeun më të rëndësishëm Champions League. /b.l/noa.al/

Loading...