Transmetuar më 29-01-2018, 23:15
Publicitet

Nga Spartak Ngjela

Sot, pas dy ditësh heronjtë janë të turbullt nga mendja, kurse FBI dhe ekspertët e huaj e shqiptarë po studiojnë dosjet e korrupsionit.

Kush do të goditet i pari, ose të parët?

Po cilët janë personat e mpakur që nuk dinë më se çfarë të bëjmë?

Tre janë kryesorët që po e vuajnë më shumë dështimin e protestës:

Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta.

l.

Në pozicionin më qesharak është Edi Rama; se ky, pasi i ka zbatuar të gjitha procedurat e kërkuara nga ndërkombëtarët, me nivelin e dobët intelektiv që ka, e besoi se Saliu do ta dominonte gjëndjen me forcë dhe do ta mundte politikën amerikane në Shqipëri.

Sot Rama duket më i mërzitur se Berisha.

Si ka mundësi që kanë ende shpresë se mund ta drejtojnë këtë shtet këta njerëz që nuk kanë bërë asgjë dhe kanë marrë gjithçka? Dhe janë të tre me mendje fëminore.

E gjithë protesta e Saliut bërtiste kundër Edi Ramës, sepse Saliu ka frikë mos ndërrohet kryeministri i mazhorancës pasi shpresën e ka te Rama. Në të vërtetë brengat të çojnë që të shpresosh se, në det, duke u mbytur, mund të mbahesh edhe në një fill kashte.

Po Rama nuk e ka të gjatë, le të bërtasin sa të duan hordhitë injorante të Berishës: Ramën e kap të parin Reforma e ndëshkimit të korrupsionit.

E pra, e shihni me kë kemi të bëjmë! Një turp historik: kjo është lidhja e përbetuar e korrupsionit kundër shqiptarëve që të garantojë sendin e vjedhur prej tyre. Por edhe sundimin me radhë. Me formulën: Vidh shqiptarët dhe ble shqiptarët me paratë e tyre.

Sot që të tre kanë marrë fund. Por do ta shihni se më rëndë po e përjeton Edi Rama, se ky ka besim patologjik në ligësinë e tij, dhe kjo e torturon.

Pastaj vjen Saliu që e sheh se së pari procesi ka nisur kundër tij dhe kundër familjes së tij të zhytur thellë në korrupsion, dhe, duke shpresuar te revolta, tani po sheh shkatërrimin e vet. Po, a mos vallë do që, tani në fund, t'i kërkojë Ramës që të dalë hapur më të dhe me Bashën. Një sy e ka në këtë manovër, por nuk ka çfarë të bëjë, se është FBI dhe antiterrori amerikan në prezencë të konsiderueshme këtu.

Kjo kohë do të hyjë në historinë e Shqipërisë si për goditjen e abuzimit me pushtetin, edhe për fillimin e ngritjes shpirtërore të shqiptarëve, të cilëve, në më shumë se një shekull, u është vjedhë historia, jeta kombëtare, mirëqënia dhe vetë atdheu nga fqinjët grabitqarë të territoreve shqiptare, dhe nga sunduesë shqiptarë që i kanë shitur dhe i kanë vjedhur si në asnjë vend tjetër të botës.

ll.

Gjithsesi, të gëzuar duhet të jenë shqiptarët me purgon antikorrupsion që do të shohin.

Dhe kjo ka një shpjegim psikologjik.

Në procesin e ndëshkimit të këtyre të treve, e pas tyre edhe të të tjerëve, po t'i qëndrojmë Niçes dhe Scheler-it, na duhet të themi se: "mes një gëzimi të madh, kulmi do të arrihet me shfaqen e perandorëve romakë të degdisur në ferr".

Ja, ky është srkreti i ndëshkimit të keqbërësve kundrejt një populli të tërë: gëzimi i njerëzve të ndershëm që iu kanë marrë mirëqënien, nderin dhe perspektivën në atdheun e tyre.

Është mllefi i shqiptarëve të poshtëruar në një shekull që tani do të shohin ndëshkimin real të bandave antishqiptare që kanë abuzuar me pushtetin në Shqipëri.

Ky është realisht gëzimi i njerzve të ndershëm: ndëshkimi i të korruptuarve. Por edhe këtu ka një pyetje: nga do të fillojë?

Sigurisht që duhet të fillojë nga dy të parët: nga Berisha dhe Rama; dhe patjetër që këtej ka filluar edhe hetimi i FBI-së.

Por sërish janë shqiptarët që njëzëri pyesin: kur?

Ja; shpejt është, se procesi ka filluar. Dhe është një proces i pandalshëm. Ky proces nuk ndalohet dot. Të dy të bashkuarit me pëbetim antishqiptar, si Berisha edhe Rama, do ta marrin bashkë rrugën drejt ndëshkimit.

Po Rama është kryeministër, si mund të ndodhë?

Po ja; kjo ishte frika e Berishës të shtunën që gjithçka e kishte ndërtuar kundër Ramës, që ta "forconte" në parti. Por ama, nuk tregoi forcë me protestën, por dobësi. Dhe kjo dobësi tani i ka mundur të dy: edhe Saliun, edhe Ramën.

Po mazhoranca socialiste a mund të pësojë gjë pas eliminimit të Ramës?

Jo, asgjë. Ajo i ka numrat; dhe i ka dhënë provat se është me politikën amerikane dhe gjermane për Reformën në Drejtësi.

Provat gjyqësore po i mbledhin ndërkombëtarët; dhe mazhoranca ka figura të tjera sa të duash.

E rëndësishme është përmendja e faktit se kjo mazhorancë e ka fatin për të hyrë në histori me vlerë të veçantë në vendosjen e moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al