Transmetuar më 29-01-2018, 13:54

Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo mesa duket nuk mund të qëndrojë dot pa u futur në telashe. 

Gjatë periudhës që luante për Manchester Unitet, ai është bërë protagonist i shumë skandaleve në mediat rozë.

Kësaj radhe ai i ka shkruar një modeleje të fejuar, dhe i ka kërkuar të dilnin, por kjo e fundit ka vendosur ta “fëlliqë”, kështu që i ka publikuar mesazhet.

Sipas modeles suedeze, Rhian Sugden, Ronaldo ka tentuar disa herë ta telefonojë atë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që modelja i ka kthyer përgjigje, “Po shkoj të marr të fejuarin tim nga puna, më pas do të dalim për një pije. Nuk mendoj se atij do t’i pëlqente që unë po flas me ty në orën 11 të darkës”.