Transmetuar më 29-01-2018, 00:01

Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Leo Messi vendos një rekord të ri personal në “La Ligan” spanjolle.

Ai është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola nga goditjet e lira, në historinë e Spanjës.

Leo Messi ka ekzekutuar saktë 20 gjuajtje të lira, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon me 19 të tilla.

Në takimin e mbrëmjes së sotme, Messi shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë kundër Alaves.

Goli i Messit ishte dhe goli i vetëm i takimit, duke i dhënë kështu 3 pikë me vlerë Barcelonës.

Me këtë fitore, Barcelona e Ernesto Valverdes ka barazuar rekordin e Barcelonës së Pep Guardiolas me 21 ndeshje pa humbje në kampionat./a.k/noa.al/