Transmetuar më 28-01-2018, 20:10

Skuadra e Milanit vijon me paraqitjet fantastike na kampionat.

Pasditen e sotme kuqezinjtë mundën Lazion me rezultatin 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro”.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Ka qenë Milani që kaloi fillimisht në përsi me anë të talentit Cutrone në minutën e 15’.

Më pas lacialët kanë barazuar me anë të Marusic në minutën e 20’.

Në fundin e pjesës së parë ka qenë Bonaventura ai që ka sigluar rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Kjo është fitorja e tretë radhazi për Milanin gjatë këtij vitit duke bërë ngjitje të rendësishme në renditjen e “Serisë A”.

Aktualisht Milani ka 34 pikë, 10 më pak nga zona e Ligës së Kampioneve./a.k/noa.al/