Transmetuar më 27-01-2018, 23:05
Publicitet

Skuadra e Juventusit ka marrë një tjetër fitore me vlerë në “Serinë A”.

Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Chievos, bardhezinjtë fituan me rezultatin 2-0.

Pjesa e parë dhuroi pak emocione dhe përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë Chievo mbeti më 9 lojtarë për shkak të ndëshkimeve me kartonë.

Juventus e gjeti golin e parë me anë të Khedirës në minutën e 67’.

Goli i dytë dhe i rezultatit përfundimtar u shënua nga Higuain në fund të ndeshjes.

Kjo është fitorja e 6-të radhazi për Juventusin në kampionat.

Me suksesin e mbrëmjes së sotme, Juventus pozicionohet përkohësisht në vendin e parë me 56 pikë, teksa Napoli do të luajë nesër./a.k/noa.al/ 

Loading...