Transmetuar më 27-01-2018, 19:13

Ylli Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vendosur një tjetër rekord në historinë e La Ligas spanjolle.

Ronaldo ka thyer rekordin e Sanchez, duke u bërë futbollisti me më shumë 11-metërsha të fituara dhe realizuara.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, ka realizuar dy gola në ndeshjen kundër Valencias, gjatë ditës së sotme.

Dy golat Ronaldo i realizoi nga penalltia, duke u bërë kështu lojtari që ka ekzekutuar dhe realizuar më shumë në historinë e La Ligas.

Ylli portugez ka ekzekutuar gjithsej 72 penallti, duke realizuar 58.

Lojtarët që kanë shënuar më shumë 11-metërsha në historinë e La Ligas:

58 Cristiano Ronaldo

56 Hugo Sánchez

46 LIONEL MESSI

45 Ronald Koeman./a.k/noa.al/