Transmetuar më 26-01-2018, 19:53
Publicitet

Një nënë dhe katër fëmijët e saj janë përpirë nga flakët e një zjarri që ra në banesën e tyre.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Tetovë, ku tragjikisht nëna dhe katër fëmijët, e moshës 6 deri në 14 vjeç, u dogjën.

Mediat në Maqedoni shkruajnë se nëna është identifikuar me emrin Fatime Zylbehari, 39-vjeçe.

Kryefamiljari nuk ndodhej në shtëpi në momentin e tragjedisë. Ai ishte në punë, roje nate në një kompani private.

Nuk janë ende të qarta shkaqet e rënies së zjarrit. /k.k/noa.al/

Loading...