Transmetuar më 25-01-2018, 10:19

“WhatsApp”, një nga aplikacionet më të përdorura për komunikimin shpesh herë sjell risi duke u përmirësuar dhe duke bërë të lumtur përdoruesit. 

Nëse ju jeni përdorues i rregullt i Whatsapp, me siguri që opsioni i fundit i tij do ju gëzojë. Bëhet fjalë për njoftimet.

Tashmë do të jetë në dorën tuaj të vendosni se çfarë lloj njoftimesh doni të merrni nga ky aplikacion dhe çfarë lloji nuk doni. Whatsapp është përditësuar për të mbështetur Notification Channels një risi e Android.

WhatsApp ofron 10 kategori të Notification Channel që mund ti kontrolloni individualisht. 

Bëhet fjalë për: Group Notifications, Message Notifications, Chat History Backup, Critical App Alerts, Failure Notifications, Media Playback, Uncategorised, Other Notifications, Sending Media, dhe Silent Notifications. 

Çdo kategori ka opsione të ndryshme. Për momentin Notification Channel është i vlefshëm vetëm në versionin Beta të WhatsApp.