Transmetuar më 23-01-2018, 20:57
Publicitet

Nga Spartak Ngjela

Arielën e vranë për xhelozi në një lidhje të pakonsumuar - Frojdi na ka thënë që xhelozia është urrejtje dhe asfare dashuri.

Po, imagjino kur xhelozia është për pushtimin e një gruaje.

Mesjetë e egër... dhe çmenduri, domethënë patologji kundër dashurisë.

Dhe nuk është rast i shkëputur.

Pyetja është se kush duhet ta mbrojë dinjitetin dhe lirinë e gruas sot në Shqipëri...

Refuzimi i gruas për një lidhje dashurie në Shqipëri është ende një "fyerje" ndaj sedrës dhe pushtetit mashkullor.

Pyetja prapë është: kush duhet ta mbrojë dinjitetin dhe jetën e gruas që refuzon dashurinë apo martesën me dikë?

Mos e mendoni se është rast i shkëputur: ky është fenomen mesjetar që jeton ende në Shqipëri.

Po, ka dhe diçka që është po kaq serioze: Ariela ishte e bukur.

Kjo tregon se vrasësi e vrau pikërisht për këtë. Kjo tregon se shkalla më e lartë e urrejtjes së xhelozisë, është kundrejt gruas së bukur.

Mbasi ka vrarë një grua; vrasësi kuptohet se ka vrarë edhe të bukurën.

Në fakt ky është shëmtimi shekullit që vret të bukurën ende në Shqipëri.

Sigurisht, ky nuk është më sot fenomen, por ja që është ende rast që duhet të na bëjë të mendojmë, nëse vërtet e duam lirinë, dhe na duhet ta mbrojmë e ta zhvillojmë atë deri në cakun e këtij qytetërimi ku bëjmë pjesë.

Kush pra duhet të mbrojë gruan nga dëshira për pushtim, që i lind një burri që urren dashurinë dhe të bukurën njëherësh?

Loading...