Transmetuar më 23-01-2018, 17:54

• Del në tregjet Europiane dhe në Shtetet e Bashkuara lidhja ndërvepruese e

 sensorëve me rrjetin

• Mbulimi kombëtar në shumë prej shteteve do të arrihet deri në fund të 2018

• Laboratorë të përbashkët mbi ndërveprimin e Objekteve (Internet of Things) nxisin zhvillimin e ekosistemeve të Bandës me Frekuencë të Ulët

ENGLISH VERSION

Deutsche Telekom kryeson me përhapjen dhe popullaritetin e Objekteve të Ndërlidhura në Bandë me Frekuencë të Ulët përgjatë Europës dhe Amerikës veriore. Tashmë, ka filluar funksionimin në tetë tregje të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara.

Disponueshmëria e gjerë e sensorëve në rrjet shtron rrugën për zgjidhje novatore dhe efikase përsa i përket Objekteve të Ndërlidhura, të cilat ndërveprojnë me rrjetin në çdo fushë biznesi, përfshi transportin & logjistikën, automatizimin industrial dhe sektorin publik.

Një prej fushave kryesore ku fokusohet Deutsche Telekom në përhapjen e Objekteve të Ndërlidhura të cilat transmetojnë/ndërveprojnë në Bandë me Frekuencë të Ulët (NB-IoT), është zhvillimi dhe zbatimi i zgjidhjeve për qytetet inteligjente (smart city). Kjo sepse sensorët në rrjet janë të përshtatshëm për shumë aplikacione në këtë sektor, siç janë: ndriçimi inteligjent, transporti publik inteligjent dhe menaxhimi inteligjent i mbetjeve të qytetit.

“Deutsche Telekom synon të shpërndajë këtë teknologji fantastike përgjatë Europës dhe SHBA-ve, sa më shpejt. Që do të thotë, shpërndarje e sensorëve në rrjet kudo si edhe zhvillim të vazhdueshëm drejt zgjidhjeve novatore NB-IoT,” shprehet Ingo Hofacker, Zv. President IoT në Deutsche Telekom. “Mbulimi i gjerë i rrjetit me NB-IoT gjatë 2018 hap rrugën për përhapjen e këtyre zgjidhjeve, jo vetëm lokalisht por edhe në nivel kombëtar apo përtej kufijve.”

Tregu Europian i Objekteve të Ndërlidhura në Bandë me Frekuncë të Ulët

Që prej muajit qershor 2017, Deutsche Telekom ka aktivizuar sensorët në rrjetin NB-IoT në rreth 600 qytete të Gjermanisë, përmes 200 kompanive private. Në Hollandë, shpërndarja ka përfunduar në maj 2017 dhe deri në fund të vitit, Deutsche Telekom e ka shtrirë këtë rrjet edhe në gjashtë tregje të tjera Europiane. Në Austri T-Systems është operatori i parë që ka nxjerrë teknologjinë NB-IoT në treg. Në Poloni, Sllovaki, Republikën Çeke, Hungari dhe Greqi rrjetet NB-IoT janë tashmë të vlefshme në shumë prej qyteteve të tyre, ndërsa mbulimi i plotë kombëtar pritet të ndodhë deri në fund të vitit 2018.

Laboratorët NB-IoT dhe partneritetet që ushqejnë ekosistemin

Deutsche Telekom zhvillon në mënyrë aktive ekosistemin e NB-IoT përmes kërkimeve dhe zhvillimeve të përbashkëta në këtë fushë. Programi novator i Deutsche Telekom WARP NB-IoT, i mundësuar nga inkubatori i saj hub:raum, u themelua pas rezultateve të suksesshëm të NB-IoT në Prototyping Hub, verën e shkuar.

Më tej, Deutsche Telekom ka themeluar edhe Qendrën Europiane të Zgjidhjeve Inteligjente me bazë në Budapest. Fillimisht do të përqendrohet në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve për qytete inteligjente mbi teknologjinë NB-IoT në Europë, duke i ofruar qeverive lokale konsulencë të jashtëzakonshme për zhvillimet urbane. 

Gjithashtu, hapja e laboratorit Telekom Open IoT, së bashku me Institutin Fraunhofer do të sjellë bashkëpunim mes shkencëtarëve të Fraunhofer dhe ekspertëve të Deutsche Telekom mbi projektet NB-IoT. Këtu do përfshihen zhvillime dhe testime të sistemeve në industritë e prodhimit, logjistikës dhe aviacionit. Laboratori do jetë i hapur edhe për kompani të jashtme që kërkojnë të zhvillojnë prototipe NB-IoT specifike.

Deutsche Telekom ka ngritur një hapësirë novatore brenda Qendrës Watson së IBM, në Mynih, Gjermani. Kjo hapësirë shënon një tjetër zgjerim të rritjes së shpejtë që kompania ka njohur në ekosistemin IoT dhe do përdoret për të ideuar, ndërtuar dhe shfaqur zgjidhje novatore IoT, përfshirë këtu dhe NB-IoT.

Çfarë është NB-IoT?

NB-IoT është një radio teknologji standard Rrjeti me Fuqi të Ulët (LPWAN), e zhvilluar për t’i dhënë pajisjeve dhe shërbimeve mundësi më të mëdha që të jetë të lidhura dhe të ndërveprojnë me anë të këtyre bandave të telekomunikacionit. Radio teknologjia NB-IoT e ndërtuar enkas për të mundësuar ndërveprimin si dhe ndërlidhjen e objekteve në rrjet, së pari duke i identifikuar ato në botën dixhitale.

Ekspertët parashikojnë se deri më 2020, do të ketë më shumë se 26 miliardë pajisje/objekte të ndërlidhura (IoT). Disa prej tyre parashikojnë gjithashtu se IoT në bandën me frekuencë të ulët do të jetë alternativa më e mirë e mbulimit të rrjetit me fuqi të ulët (LPWA). Kjo është një teknologji që përmirëson konsumin e energjisë të pajisjeve, kapacitetin e sistemit dhe përmirësimin e efikasitetit në spektër, veçanërisht në mbulime të gjera. NB-IoT mund të bashkëveprojë me të gjitha rrjetet 2G, 3G dhe 4G, pasi suportohet nga shumica e pajisjeve lëvizëse.

Përdorimi bandës me frekuencë të ulët për pajisjet/objektet e ndërlidhura në rrjet, po përdoret gjerësisht nga kompanitë e mëdha teknologjike pasi ka disa avantazhe:

-Konsum shumë i ulët energjie: bateritë e pajisjeve që ndërlidhen me anë të kësaj teknologjie janë shumë herë më jetëgjatë

-Kosto më e ulët: konsumi i reduktuar i energjisë dhe pajisjet të cilët janë të thjeshtë për t’u prodhuar çojnë në reduktim të kostove

-Besueshmëri më e lartë: Objektet e ndërlidhura në bandë me frekuencë të ulët kanë një spektër të licencuar, të dedikuar për atë përdorim, që do të thotë garanci më e madhe për përdoruesit

ENGLISH VERSION