Transmetuar më 23-01-2018, 17:36

Vitet 90-të, rikthehen fuqishëm, sa i takon stilit të modës. Që nga xhinset me shtrat të lartë, tek pardesytë klasike dhe një sërë elementësh të tjerë.

Por kohëve të fundit në pasarelat e modës, spikat një detaj që ka të bëjë me flokët.

Bëhet fjalë për llastikun e fryrë që përdoret për kapjen e flokëve, siç mund të shikoni në galerinë e fotografive. Pikërisht ky llastik i madh shumëngjyrësh është rikthyer në një trend të momentit, duke i bërë vajzat të duken më me stil.

Nëse ju kanë mbetur ende nëpër sirtarë, nxirrini jashtë. Kjo pasi këto llastiqe flokësh të firmave “Missoni” dhe “Balenciaga” siç shkruan noa.al, nuk janë aspak ekonomik, pasi mund të kushtojnë deri në 70 euro…. dhe nëse nuk dini se si ti përdorni, hidhuni një sy fotove. /a.y/noa.al