Transmetuar më 23-01-2018, 08:14

Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjesi edhe këtë mëngjes të marte duske zgjedhur një tjetër video nga shëndetësia.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama sqaron mbi mënyrën se si funksionon referimi elektronik i pacientëve.

Në këtë mënyrë sipas kryeministrit Rama qytetarët shmangnin sorollatjet dhe radhët e gjata duke mos qenë të detyruar të presin për orë të tëra te dera e mjekut.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë shpjegim se si Referimi elektronik i pacientëve nga mjeku i familjes tek mjeku specialist ka eliminuar radhët e pritjes, burokracitë e sorollatjet pa fund të qytetarëve për të marrë shërbimin shëndetësor, ju uroj një ditë të mbarë.

Në Tiranë, çdo ditë kursehen plot 25 orë pune për mjekët duke mundësuar 50 vizita mjekësore më shumë në ditë për pacientët”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/