Transmetuar më 22-01-2018, 16:13

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur sot dhe në fokus të diskutimeve ka pasur protestën e 27 janarit e cila është parashikuar të mbahet në orën 12:00 në Bulevard.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se Basha ka dhënë porositë e tij për seancën e së enjtes që ta përdorin për të bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 27 janarit.

Ky do të jetë edhe qëllimi i deklaratave të deputetëve të PD-së në seancën e së enjtes. “Në fokus të diskutimeve në parlament duhet të jetë protesta e 27 janarit. Faktet, varfëria, krimi, korrupsioni”, ka thënë Basha.

PD dhe LSI kanë thirrur një protestë në Tiranë përpara Kryeministrisë ditën e shtunë me kauzë kthimin e kushtetutshmërisë së Kuvendit, krimin, korrupsionin dhe varfërinë.

Lëvizjet e opozitës vijnë pas zgjedhjes së kryeprokurores Arta Marku seancën e 18 dhjetor 2017, ku sipas PD dhe LSI u shkel rëndë kushtetuta dhe u minua besimi te drejtësia. /b.l/noa.al/