Transmetuar më 22-01-2018, 14:03

Është përcjell sot për në banesën e fundit 21-vjeçarja që u vra ditën e djeshme nga ish-shoku i klasës së saj. Ajo u qëllua me armë zjarri përpara fakultetit të Mjekësisë.

Nga plagët e marra, Ariela Murataj, 21-vjeçarja, studentja e vitit të tretë të fakultetit të Drejtësisë është përcjellë sot për në banesën e fundit nga miq e familjarë.

Ajo u vra një ditë më parë në kryeqytet nga bashkëfshatari i saj Aldison Belulaj, pasi ajo i kishte refuzuar dashurinë. 

23-vjeçari Alsidon Belulaj vrau me armë zjarri 21 vjeçaren Ariela Murati dhe më pas qëlloi edhe veten. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.

23-vjeçari kishte shfaqur pëlqim për vajzën qysh në periudhën kur ata frekuentonin të njëjtin gjimnaz në fshatin e lindjes, por edhe atëherë ishte refuzuar.

Më tej ai kishte kërkuar dhe dorën e saj në familje, por përsëri ishte refuzuar nga prindërit, për shkak se Ariela nuk ishte dakord./b.l/noa.al/