Transmetuar më 22-01-2018, 13:25

Një shpërthim i fuqishëm me granatë është shënuar në ambientet e një biznesi gjatë natës së lënë pas.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të së hënës, në Fushë-Krujë ku kanë hedhur dhe ka shpërthyer një granatë dore, para magazinës së shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Si pasojë e shpërthimeve janë shkaktuar dëme materiale dhe është dëmtuar një grilë prej llamarine.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale

“Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese