Transmetuar më 22-01-2018, 12:25

Aldison Belulaj, 23-vjeçari i cili qëlloi me pistoletë vajzën të cilën dashuronte, Ariela Murati 21 vjeçe dhe më pas veten, ndodhet në gjendje kome.

Mjeku i Spitalit të Truamës foli mesditën e sotme për mediat, duke thënë se i riu nuk është koshient dhe gjendja e tij paraqitet serioze.

Ai tha se janë dy plagë që kanë shkaktuar jo pak dëme, thyerje të kockave të fytyrës, dëmtime të dyshemesë së rrënjës së hundës, dhe të trurit.

“Kemi një zonë të madhe hemorragjike nga ana e djathtë ballore, por më e keqja është ënjtja e gjithë trurit, është në rrezik se enjtja i merr jetën njeriut. Duke pasur truri hapësirë të kufizuar nëse kjo ënjtje procedon më tej truri mbyt veten dhe vjen vdekja”, deklaroi mjeku.

Aldisoni i kishte dalë përpara Arielës duke i kërkuar të sqaronte diçka, por pas një debati të shkurtër, nxori nga xhepi një pistoletë që kishte me vete dhe e vrau.

Po ashtu ai qëlloi edhe drejt vetes me një plumb në kokë, duke bërë që të ndodhet në gjendje kritike për jetën.

23-vjeçari kishte shfaqur pëlqim për vajzën qysh në periudhën kur ata frekuentonin të njëjtin gjimnaz në fshatin e lindjes, por edhe atëherë ishte refuzuar.

Më tej ai kishte kërkuar dhe dorën e saj në familje, por përsëri ishte refuzuar nga prindërit, për shkak se Ariela nuk ishte dakord. /a.y/noa.al

Një javë para krimit, Aldisoni ishte zënë me kushërinjtë e Arielës: Do vras atë dhe veten

Motra dhe kushërira panë gjithçka, kush ishte telefonata e fundit e Arielës para se të vritej

Flet mësuesja e Arielës dhe Aldos: Çfarë dija për ta

U dashurua pas saj që në gjimnaz, si nisi historia që u përmbyll me vrasjen e Arielës

A e ndjeu Ariela atë që do i ndodhte?! Trondit postimi në Facebook

E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi historia e të rinjve

Publikohet video nga vrasja në Tiranë, djali i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak

Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet foto e djalit që qëlloi vajzën me pistoletë

Qëlloi vajzën dhe më pas veten, ja kush është Arjela Murati

E rëndë në Tiranë! Një djalë qëllon me armë një vajzë, më pas veten