Transmetuar më 22-01-2018, 12:00

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi apeloi qeverinë Rama të heqë dorë nga impiantet e plehrave. Kryemadhi gjatë një deklarate për mediat ka dalë në mbështetje të banorëve të Verrisë në Fier të cilët po protestojnë kundër inceleratorit të mbetjeve që do ndërtohet në këtë zonë.

“Sot në veri të Mbrostarit në Fier banorët po dhunohebn barbarisht nga policia, sepse po kërkojnë që në tokat e tyre të mos helmohen dhe të mos detyrohen të emigrojnë. Prej disa muajsh një kompani e militantëve të PS ka fituar 3 koncensione për impiant djegiesh. Ky projekt nuk ka lindur si nevojë e përpunimit të plehrave.

Ato janë refuzuar nga banorët. Inceleratori ska vend në Shqipëri. Kjo nuk është vetëm beteja e banorëve të Verrisë por e gjithë shqiptarëve që sduan të helmohen”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo i ka bërë thirrje militantëve të LSI të shkojnë atje sot në mbështetje të banorëve, si dhe kryeministrit Edi Rama që të ndalojë sjelljen e plehrave në Shqipëri.

“U bëj thirrje militantëve të LSI të shkojnë atje sot në mbështetje të banorëve. U bëj thirrje investitorëve të terhiqen se do përballen dhe me ligjin. Dhe i bëj thirrje Edi Ramës të ndalojë sjelljen e plehrave të Europës në Shqipëri se do të përfundojë në kazanin e plehrave. 

Ato janë toka buke dhe ky impiant nuk mund të ndërtohet aty. Nëse janë të vërteta fjalët se kryebashkliaku është pronar i tokës atëherë nuk është vetëm një vepër korruptive por edhe kriminale. Policia dhe kryetari i bashkisë të tërhiqen nga territori i kryepleqve për të marrë firmat”, tha Kryemadhi./b.l/noa.al/