Transmetuar më 22-01-2018, 11:42

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku një nxënëse është plagosur me thikë.

Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Eqerem Çabej” në kryeqytet, gjatë pushimi të madh.

Nga ana e policisë është bërë shoqërimi i një nxënësi, i cili nuk ka bërë rezistencë.

E reja është dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ku fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu po punohet për të zbardhur më shumë rreth rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese