Transmetuar më 22-01-2018, 11:32

Dalin detaje të reja lidhur me krimin tronditës të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në lagjen “1 Maji” në Vlorë, ku nënë e bir u gjetën të vdekur në banesën e tyre.

Olsi Hoxhallari 43 vjeç dhe nëna e tij Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe u gjetën me dëmtime fizike, ai në kokë dhe e moshuara në fyt, ndërkohë që dyshohen se janë vrarë, para se shtëpisë ti jetë vënë zjarri.

Nga ana e policisë është shpallur në kërkim një person si i dyshuar për ngjarjen, por policia është e rezervuar dhe nuk jep detaje rreth tij.

Sakaq gjatë ditës së djeshme policia shoqëroi kunatën e të ndjerit dhe gruan e tij, por pas marrjes në pyetje u lanë të lira.

Policia dyshon për një krim të mirëfilltë, ku mendohet se për të zhdukur gjurmët, autorëtr e dyshuar i kanë vënë flakën shtëpisë.

Por ekspertiza mjeko-ligjore konfimroi se 73-vjeçarja kishte shenja të dallueshme në fyt, ndërsa djali i saj goditje në kokë.

Bazuar në dëshminë e gruas së Olsit, ajo e kishte lënë të shoqin dhe vjehrrën tek shtëpia e vjetër ku po ngroheshin me sobën e zjarrit, ndërsa vetë kishte ikur te shtëpia tjetër pasi po qante djali i vogël.

Rreth orës 04.00 të mëngjesit ajo ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe ka parë që nga banesa dilte zjarr, ku dhe pasi ka shqyer derën, që sipas saj ishte e mbyllur nga brenda, ka gjetur trupat e pajetë. Nëse fillimisht u mendua si ngjarje aksidentale, konstatimi i shenjave të dhunës në trupin e viktimave, i ka dhënë kthesë tjetër historisë. /a.y/noa.al

E konfirmon policia: Nënë e bir u dhunuan, para se të digjej banesa ku u gjetën të vdekur

Banesa e djegur dhe nënë e bir të vdekur, shoqërohet në polici kunata e të ndjerit

Zjarri në shtëpinë në Vlorë, nënë e bir që u gjetën të vdekur, kishin shenja dhune në trup

Djegia e shtëpisë në Vlorë, detajet e dhimbshme nga ngjarja ku humbën jetën nënë e bir

Pamje nga banesa e djegur, ku humbën jetën nënë e bir

Tragjike në Vlorë! Shkrumbohet shtëpia, humbin jetën nënë e bir