Transmetuar më 22-01-2018, 11:14

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me anë të një videokonference, me naftëtarët e Ballshit, të cilët prej disa kohësh kanë zhvilluar një varg protestash, për shkak të pagesave të prapambetura dhe kërkesave të tjera tyë tyre.

Kreu i qeverisë duke reaguar ndaj ankesave të tyre tha se, “Ne kemi marrë një të vdekur që duhej ringjallur. Pronari i ARMO-s është banda, nuk është shtetit. Në duam të bëjmë çmos që të nxisim investitorët e mundshme për ta ri ngritur. Ju thoni që gjendja teknike është e mirë, por sipas parametrave të sigurisë nuk është dhe aq e mirë. Elementët e tjerë që përmendet jam dakord me ju, qendra shëndetësore, nënstacioni elektrikë dhe uji, janë pjesë e atij privatizimi kriminal. Jemi në një sistem ku e drejta e pronës, e ka ai që është pronari”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se u qëndron të gjitha premtimeve që ka dhënë, duke nënvizuar se ajo rafineri është dizajnuar për naftën, qysh në gjenezë është projektuar për të shfrytëzuar atë burim.

Teksa mbështeti protestat që kanë qëllime si ajo e naftëtarëve, Rama komentoi edhe iniciativën e tyre për të ardhur nga Fieri në Tiranë në këmbë.

“Nëse ju donit të vini prapë në këmbë në Tiranë është e drejta juaj s’më takon mua ta vendos. Por besoj se njëkohësisht zhfrytëzimi i kësaj mundësie dhe për të dëgjuar pikëpamjen e qeverisë, lehtëson gjërat. Me ju drejtpërdrejt nuk kam asgjë për të thënë se jam shumë dakord”, deklaroi ai.

Më herët naftëtarët iu ankuan Kryeministrit, duke kërkuar që të garantohen detyrimet e punonjësve dhe pagat e prapambetura dhe të garantohet statusi i naftëtarit.

Ata kërkuan edhe fillim dhe vazhdim të punës me cikël të mbyllur të naftës të vendin.

Po ashtu thanë se Mallakastra është zhytur në krizë dhe se shumica e punonjësve janë me kredi nëpër banka.

“Ta kthejmë në jetë industrinë e përpunimit të naftës. Mallakastra e ka të vetmin aset që i jep jetë ekonomisë së kësaj krahine ndërhyni. Rafineria është e vetmja mundësi financiare për të mbajtur familjet tona”, u shprehën naftëtarët.

Ata e pyetën Kryeministrin, nëse do e mbajë premtimin se do u jepen paratë e prapambetura. /a.y/noa.al

Naftëtarët e Ballshit interpelancë me Ramën, Gjiknuri: Zgjidhja do vijë shpejtë