Transmetuar më 22-01-2018, 11:00

Krimi i rëndë i ndodhur pasditen e së dielës në Tiranë, ku 21-vjeçarja Ariela Murataj u qëllua për vdekje nga djali i cili ishte dashuruar pas saj, ishte i paralajmëruar.

Kjo pasi një javë më parë, e reja nga Zharrëza e Fierit kishte kërkuar nga të afërmit e saj që të ballafaqoheshin me 23- vjeçarin Aldison Belulaj.

Mësohet se Aldisoni kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës në qendër të fshatit të Zharrëzës, të cilët i kishin kërkuar që të hiqte dorë, por ai u kishte treguar dy plumba duke u thënë se me ta do vriste Arielën dhe veten.

Gjithçka ndodhi në orën 14.50 të së dielës, pas një debati pak më pak se dy minuta mes dy të rinjve pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku 23-vjeçari i refuzuar për të disatën herë për të patur lidhje me Arielën shkrepi armën drejt saj dhe drejt vetes. Vajza po shkonte drejt shtëpisë me qera, ku jetonte në Tiranë, teksa ndiqte studimet në vitin e tretë të fakultetit të Drejtësisë.

Skena e krimit që tronditi mbarë vendin u pa nga motra e së ndjerës dhe kushërira e saj, të cilat ishin bashkë duke ecur në trotuar, kur u doli përpara Aldisoni.

Ai e kishte mënjanuar Arielën duke i kërkuar të sqaronte diçka, por pas një debati të shkurtër, Belulaj nxori nga xhepi një pistoletë që kishte me vete dhe e vrau.

Po ashtu ai qëlloi edhe drejt vetes me një plumb në kokë, duke bërë që të ndodhet në gjendje kritike për jetën.

23-vjeçari kishte shfaqur pëlqim për vajzën qysh në periudhën kur ata frekuentonin të njëjtin gjimnaz në fshatin e lindjes, por edhe atëherë ishte refuzuar.

Më tej ai kishte kërkuar dhe dorën e saj në familje, por përsëri ishte refuzuar nga prindërit, për shkak se Ariela nuk ishte dakord. /a.y/noa.al

Motra dhe kushërira panë gjithçka, kush ishte telefonata e fundit e Arielës para se të vritej

Flet mësuesja e Arielës dhe Aldos: Çfarë dija për ta

U dashurua pas saj që në gjimnaz, si nisi historia që u përmbyll me vrasjen e Arielës

A e ndjeu Ariela atë që do i ndodhte?! Trondit postimi në Facebook

E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi historia e të rinjve

Publikohet video nga vrasja në Tiranë, djali i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak

Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet foto e djalit që qëlloi vajzën me pistoletë

Qëlloi vajzën dhe më pas veten, ja kush është Arjela Murati

E rëndë në Tiranë! Një djalë qëllon me armë një vajzë, më pas veten