Transmetuar më 22-01-2018, 10:09

Aldison Belulaj ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa familja e Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë në banesën e fundit 21-vjeçaren.

Gjithçka ndodhi në orën 14.50 të së dielës, pas një debati pak më pak se dy minuta mes dy të rinjve, pranë Fakultetit të Mjekësisë, ku 23-vjeçari i refuzuar për të disatën herë për të patur lidhje me Arielën shkrepi armën drejt saj dhe drejt vetes.

Skena e krimit që tronditi mbarë vendin u pa nga motra e së ndjerës dhe kushërira e saj, të cilat ishin bashkë duke ecur në trotuar, kur u doli përpara Aldisoni.

Ai e kishte mënjanuar Arielën duke i kërkuar të sqaronte diçka, por pas një debati të shkurtër, Belulaj nxori nga xhepi i xhupit një pistoletë që kishte me vete dhe e vrau.

Po ashtu ai qëlloi edhe drejt vetes me një plumb në kokë, duke bërë që të ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ishte motra dhe kushërira e 21-vjeçares ato që i erdhën të parat në ndihmë, duke kërkuar të lajmërohej ambulanca.

Por vetëm pak minuta para se 23-vjeçari ti priste rrugën, e reja kishte folur me të ëmën në telefon. Ajo i kishte thënë se po shkonte të takonte motrën dhe ishin përshëndetur si gjithmonë, pa e ditur se ajo do të ishte hera e fundit që do të flisnin bashkë. /a.y/noa.al

Flet mësuesja e Arielës dhe Aldos: Çfarë dija për ta

U dashurua pas saj që në gjimnaz, si nisi historia që u përmbyll me vrasjen e Arielës

A e ndjeu Ariela atë që do i ndodhte?! Trondit postimi në Facebook

E dashuroi që në gjimnaz dhe i kërkoi dorën në shtëpi, si nisi historia e të rinjve

Publikohet video nga vrasja në Tiranë, djali i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar në gjak

Ngjarja e rëndë në Tiranë, publikohet foto e djalit që qëlloi vajzën me pistoletë

Qëlloi vajzën dhe më pas veten, ja kush është Arjela Murati

E rëndë në Tiranë! Një djalë qëllon me armë një vajzë, më pas veten