Transmetuar më 22-01-2018, 09:56

Një makinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së sotme, në qytetin e Vlorës.

Një automjet tip “Benz”, është përfshirë nga zjarri pranë zonës së “Xhamisë”

Mësohet se automjeti me targa AA 838 GA është pushtuar nga flakët në pjesën e përparme.

Gjithçka ka ndodhur teksa automjeti ka qenë i parkuar. U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, për të bërë shuarjen e flakëve.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar mbi shkaqet e rënies së zjarrit. /a.y/noa.al