Transmetuar më 22-01-2018, 09:36

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës, ku një person është djegur brenda banesës së tij.

Më konkretisht rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, në Shijak është djegur në banesë nga pakujdesia shtetasi H.Sh., 70 vjeç.

I moshuari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriu, të cilin kishte harruar ta fikte pasi e kishte zënë gjumi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese