Transmetuar më 22-01-2018, 08:58

Një person i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e një gruaje në Shkodër, është vënë në prangat e policisë.

Gjatë ditës së djeshme, e diel, u bë arrestimi i bashkëpunëtori i vrasjes së shtetases Suela Sula, ngjarja e ndodhur më 18 prill 2016 në Shkodër, ku në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, Sadetin Sula.

I arrestuari është Fatjon Karmeshtna, 35 vjeç, banues në Shkodër, punëtor i biznesmenit që merrej me mobilieri.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë hetimeve të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë ka dyshime të bazuara në prova ligjore, se 35-vjeçari dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e 38-vjeçares.

Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vrasje në marrëdhënie familjare, kryer në bashkëpunim”.

Suela Sula u gjet e vdekur në tualetin e mobilierisë në pronësi të së shoqit.

Gjatë gjithë kohës Sadetin Sula ka mohuar akuzat, duke thënë se nuk e ka vrarë ai nënën e tre fëmijëve.

Sipas tij, shenjat e gishtave në fyt janë pasi i mati pulsin. Biznesmeni Sula dyshohet se e ka mbytur gruan, duke inskenuar më pas situatën e një vetëvrasje. /a.y/noa.al

Akuzohet se mbyti gruan, biznesmeni: Kishim probleme, por nuk e vrava

Nën akuzë për vrasjen e së shoqes, gjykata lë pas hekurave biznesmenin Sula

Mbyti gruan dhe e inskenoi si vetëvrasje, ajo e akuzonte për tradhti

Gruaja e gjetur e vdekur në tualetin e mobilierisë, u mbyt nga i shoqi