Transmetuar më 21-01-2018, 23:10
Publicitet

Pas procesit të votimit, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për rezultatet paraprake të zgjedhjeve të brendshme të mbajtura gjatë ditës së dielë të këtij subjekti partiak.

Në një publikim në llogarinë zyrtare të këtij subjekti partiak, Vetëvendosje bën të ditur se Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka shpallur rezultatet paraprake për kandidatin për kryetar Albin Kurti, shifra të cilat mund t’i shihni të renditura më poshtë, njofton Klan Kosova.

”Shpallen rezultatet paraprake të votimit për zgjedhjet e brendshme

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e brendshme 2018, për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstaton se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes.

Në vijim, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm shpall rezultatet paraprake të votimit për kandidatin për kryetar, Albin Kurti:

PRO: 98.82%

KUNDËR: 0.61%

ABSTENIM: 0.57%

TË PAVLEFSHME: 0.26%

Me këtë rast, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm falenderon të gjithë aktivistët e përfshirë në menaxhimin dhe administrimin e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për përkushtimin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, si dhe falenderojmë të gjthë anëtarët që kanë shprehur sot të lirë vullnetin e tyre mbi të ardhmen e organizatës. I jemi gjithashtu mirënjohës stafit të Komisionit Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe të Komisioneve Komunale Zgjedhore, për asistencën dhe materialet e votimit të vëna në dispozicion anekënd Kosovës për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Prishtinë, 21 janar 2018

Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm

Lëvizja VETËVENDOSJE!”

Loading...