Transmetuar më 21-01-2018, 14:42

Bllokohet në portin e Vlorës vaj kanabisi, i cili do të trafikohej drejt shtetit fqinj, Italisë.

Rrreth orës 18:35 të mbrëmjes së të shtunës, në portin e Vlorës nga kontrolli në autobusin me drejtues T.B., 47 vjeç, banues në Tiranë, u gjetën dhee bllokuan me cilësinë e provës materiale dy shishe 10 mililitër me lëndë të dyshimtë.

Nga veprimet paraprake rezultoi se shishet ishin të mbushura me vaj kanabisi.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sakaq për ndjekje të mëtejshme materialet u referuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese