Transmetuar më 21-01-2018, 14:30

Një person ka tentuar që ti japë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak se nuk përballonte dot gjendjen në të cilën ndodhej.

Ngjarja e rëndë, është shënuar mbrëmjen e djeshme, e shtunë, në Krujë, ku një person i ka ngulur thikën vetes.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin E. R., vjeç 38, banues në Krujë, i cili në banesë ka tentuar të vetëvritet me thikë.

Ai e ka ngulur mjetin prerës në pjesën e kofshës, por është ndaluar nga familjarët, të cilët kanë ndërhyrë kur kanë dëgjuar rënkimet e tij. Noa.al mëson se 38-vjeçari ishte i sëmurë epileptik dhe për shkak të përsëritjes së shpeshtë të sëmundjes ishte rënduar psikologjikisht.

Ai u dërgua në spital, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha.

Epilepsia ndonjëherë tek të rriturit ngatërrohet me psikozën. Karakterizohet me sjellje të përsëritura jonormale (ndryshime psikike, lëvizje të pakontrolluara të ngacmimeve ose veprimet si zhveshja dhe veshja). Të sëmurët herë has here nuk janë të qetë, por agresivë. Personi është i çorientuar ndaj vetvetes, personave tjerë, kohës dhe hapësirës.

Ataku і zgjatur ose i përsëritur, zgjat rreth 30 minuta dhe rrezikon jetën çdo herë, pasi dëmton trurin në një masë të caktuar. /a.y/noa.al