Transmetuar më 21-01-2018, 12:06

Pas prites së bërë në Kryeministri paraditen e sotme, me familjarët e viktimave të 21 Janarit, Edi Rama bashkë me ta ka bërë homazhe në bulevard.

Ata janë ndalur në katër pllakatat përkujtimore në nder të protestuesve që u vranë shtatë vite më parë.

“A ka humbur drejtësia? Pa dyshim drejtësia pas diktaturës ka qenë një humbëse e madhe, sa herë që padrejtësia në pushtetin e parasë ka qenë palë në proces. Drejtësia padyshim ka humbur beteja, por luftën jo e jo”, deklaroi Kryeministri gjatë takimit që pati me familjarët.

Rama u zotua se në muajin shkurt do të fillojë padiskutim ndëshkimi i atyre që mbajtën peng drejtësinë, prokurorë apo gjykatës qofshin.

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara Kryeministrisë të thirrur nga kryesocialisti Edi Rama, humbën jetën protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika. /a.y/noa.al

21 Janari”, Rama pret familjarët e viktimave: I rivranë në gjykatë! Në shkurt nis ndëshkimi