Transmetuar më 21-01-2018, 11:11

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndeve narkotike në kryeqytet, duke vënë në pranga dy persona, të kapur në flagrancë me 40 doza.

Efektivët e policisë së komisariatit nr.3 në Tiranë, bënë arrestimin e 37-vjeçarit Andi Fejzo, banues në Tiranë.

Ai u kap mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Him Kolli”, gjatë kontrollit fizik të ushruar ndaj Fejzos, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 doza e dyshuar me lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një grirëse metalike e lëndëve narkotike, një sasi qesesh farmaceutike, një telefon dhe mjeti tip “Benz”.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara efektivët e komisariatit Nr.1, u arrestua në flagrancë Engli Zhegu, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Në rrugën “Agush Gjergjevica” gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “BMW” dhe kontollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza lëndë narkotike e kanabis sativa.

Lidhur me këto raste materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al