Transmetuar më 20-01-2018, 23:23
Publicitet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:00 në Në fshatin Kmetoc.

Sipas mediave vendase një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të reshjeve që kishin rënë në rrugë duke bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e mjetit dhe të godasë shtyllat anësore të një ure.

Mësohet se drejtuesi ka ndërruar jetë në spital duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda./a.k/noa.al/

Loading...