Transmetuar më 20-01-2018, 22:27

Rrjeti social Facebook ka shpallur se do i mbështesë burimet e lajmeve që duken se janë të besueshme.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka thënë mbrëmjen e djeshme se do tu jepet “prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale”.

Kompania tha se anëtarët e saj do ta përcaktojnë se si do të rangohen organizatat mediale, sipas kushteve të besueshmërisë.

Kjo lëvizje është përpjekja më e re e këtij rrjeti social për ta luftuar përhapjen e të ashtuquajturave lajme të rreme dhe të propagandës.