Transmetuar më 20-01-2018, 20:20

Një ngjarje tronditëse ka shokuar fansat e muzikës rep në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reperi i njohur Fredo Santana ka ndërruar jëtë në moshën 27 vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Pak muaj më parë ai ishte shtruar në spital pas problemeve serioze në mëlçi dhe veshka, ndërsa tashmë është njoftuar se ai ka humbur jetën.

Lajmin e ka njoftuar miku i tij, Maxo Kream, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruante se Fredo Santana ka humbur jetën.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen, po qaj pa pushim. Fredo të dua. U prehsh në paqe".

Santana kishte bashkëpunuar edhe me reperin e famshëm Drake./a.k/noa.al/