Transmetuar më 20-01-2018, 19:24

Marrëdhënia e parë seksuale në jetë lë shijen e saj tek njerzit. Por edhe pse meshkujt nuk e kanë problem, ky djalë duket se e ka vuajtur humbjen e virgjërisë me një prostitutë.

Tabloidi “The Sun” sjell historinë në rubrikën, “E dashur Deidre”.

Djali shkruan:

Një natë e çmendur në një lagje me drita të kuqe, akoma më kërcënon dhe shqetësohem që do të prishë çdo marrëdhënie të ardhshme.

Unë jam 28 vjeç, por isha 19 vjeç dhe isha pa eksperiencë në atë fundjavë, në Hungari.

Nën ndikimin e alkoolit, presionit të bashkëmoshatarëve, unë shkova së bashku në rrugën me drita të kuqe në Budapest, me djemtë e tjerë.

Kisha dashur gjithmonë, që herën e parë të jem me dikë të veçantë.

Prostituta, me të cilën e gjeta veten, ishte më e madhe se unë, ndoshta në të tridhjetat e saj, dhe nuk e kisha qejf, megjithëse natyrisht që ajo dinte të më nxiste seksualisht.

Nuk kishte puthje dhe gjithçka ndihej shumë mekanike.

Unë jam ndjerë i sëmurë më pas. Djemtë mendonin se e kisha nga pija alkoolike, por kishte më shumë të bënte me ndjenjën e turpit për veten time.

Unë kam provuar gjatë viteve për ta shtyrë gjithë në pjesën e prapme të mendjes sime, por ende ndihem i shqetësuar kur mendoj për këtë.

Prindërit e mi do të terrorizoheshin në qoftë se ata do ta zbulonin, dhe mua më duket se po jetoj një gënjeshtër.

Jam gati të bie në dashuri dhe të vendos të filloj një familje, por unë jam i tmerruar nga reagimi nëse do t’i tregoja partneres.

Thellë, besoj se unë jam një njeri i mirë dhe ajo që ndodhi nuk reflekton qëndrimin tim ndaj grave, por unë nuk mund të distancohem nga e kaluara ime.

DEIDRE përgjigjet:

Ju ndjeheni shumë keq për veten.

Duket sikur jeni rritur me fajin e ndjenjave tuaja seksuale, por ky ishte një gabim i vetëm një dekade më parë.

Bisedoni me një këshilltar dhe vendosni fantazmat emocionale të së kaluarës atje ku kanë vendin.